LajmeTe gjitha

Qyteti i Vlorës po zbukurohet nga dritat dhe dekoret e ndryshme në prag të festave të fundvitit

Dritat që po zbukurojnë Vlorën, kanë filluar të sjellin atmosferën festive më herët këtë vit në qytet.

Qyteti i Vlorës po zbukurohet nga dritat dhe dekoret e ndryshme në prag të festave të fundvitit, Krishtlindjet dhe Viti i Ri.

Me afrimin e festave, edhe qyteti ka filluar që të vishet me vellon e tij të re, çka është kthyer në një traditë të bukur duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.

Bashkia e Vlorës ka sjellë festën në disa nga rrugët kryesore, ndërsa ka menduar që të shtojë rrugët me ndriçim të ri.

Ndërkohë, në sheshin e Skelës janë vendosur drita të shumta ku i jep një gjallëri dhe bukuri kësaj zone.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm