Politike

Rama: Ja kur do të flasë LSI për Ruçin dhe qeverinë “Rama 2”

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama deklaroi se, kur të nis sesioni i ri parlamentar LSI -ja do të bëjë publike qëndrimin e saj për qeverinë “Rama 2”.

Në një deklaratë për mediat, Rama është shprehur:

“Sa i takon projektit të maxhorancës, le ta themi kështu, për qeverinë dhe gjithçka tjetër, dhe nivelet e përfaqësimit të saj në drejtim të Kuvendit, ne do të shprehemi kur të vijë koha kushtetuese, apo kur të gjendemi përballë detyrimit kushtetues për të vendosur.

E rëndësishme është që ne jemi të vendosur dhe jo ma do mendja i intereson qytetarëve, është që të jemi opozitë e fortë, realiste, kontributeve, pa asnjë kompromis. Por gjithnjë zëdhënës të interesit të qytetarëve. Pastaj maxhoranca ato emra ka. Sa i takon programit të qeverisë, shumë shpejt do jemi në Kuvend, ku do të mbajmë qëndrimin tonë kushtetues.

Dua ta zgjerojë më shumë se ça ka thënë pjesa tjetër opozitës. S’kemi sfidë vetëm dekomunizimin, por edhe dekriminalizimin. Do duhet të vazhdojë zbatimi i ligjit. Nga kjo pikëpamje, nuk është vendi për të bërë demagogji. Ne në kuadër të skenës së riorganizimit i japim një rëndësi komisioneve, që do ushqejnë dhe përgatisin grupin parlamentar me çdo projektligj dhe kemi gati projektin për përmirësim të akteve ligjore”.

Show More

Related Articles