Lajme

Rama paralajmëron ‘furtunë’ në Drejtësinë shqiptare: Jam shumë i emocionuar!

Pas përfunfimit të seancës plenare, kreu i qeverisë Edi Rama ka përshëndetur miratimin e vettingut në Kuvend, ku foli edhe për rolin e opozitës e cila ishte betuar se nuk do të merrte pjesë.

Pavarësisht kushteve që u detyrua të pranonte Rama në marrëveshjen e 18 majit, Rama tha se tashmë  PS do të çojë në fund betimin e saj për të larguar nga sistemin i drejtësisë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

“Kemi punuar dhe luftuar shumë për t’ia dalë. E kam pritur shumë këtë moment kur të dilja nga dera e parlamentit dhe tu thoja shqiptarëve që vettingu  do fillojë dhe gjykatësit e prokurorët e  korruptuar i kanë ditët e numëruara. Reforma në drejtësi nuk do ndalet.

Është moment emocionues atë që bën politika në të mirë të njerëzve nuk i bën dot asnjë tjetër, kur politika mendon për njerëzit.

Ai foli edhe në lidhje me ministrat e opozitës. Ju e keni dëgjuar kur opozita thoshte që ju kur nuk do votonte vettingun dhe që opozita do votonte vettingun sot bashkë me ne kjo eshte arritje. Sot kemi vettingun. Është një moment fantastik në politikë. Pas të sotmes fillon dhe beteja finale.

Me të njëjtën këmbëngulje që luftuam dhe fitua vettingu, do luftojmë për ta ulur Shqipërinë në BE.

Ndër të tjera Rama un dal edhe në fitoren e radhës së PS-së, që do të jetë fitorja e 71 mandateve për të krijuar qeverinë e re.

” Do të bëjmë një betejë shumë të fortë për të marrë 71 mandate. Gjëja që nuk e kam shprehur është ajo që ka ndodhur që përpara se të fitojë PS zgjedhjet ka fituar Shqipëria.

Do të kemi një fitues dhe rezultatet do të jenë të pakontestueshme”, tha kryeminsitri Rama

Më shumë

Artikuj të ngjashëm