Politike

Rama: Serbia beson te vlerat e BE -së, na bashkojnë shumë gjëra

Kryeministri i Rama duket i vendosur në rrugën për ta cilësuar Serbinë si një aleat të ngushtë, pavarësisht se ky shtet vazhdon të luftojë ndaj çdo përpjekjeje të shqiptarëve të Kosovës për tu shndërruar në arenën ndërkombëtare një shtet si gjithë të tjerët, me të drejta dhe liri të plota.

Ndërkohë që Serbia udhëhiqet ende nga politikanë protagonistë të genocidit dhe luftërave të përgjakshme në Ballkan, ky shtet ndodhet shumë pranë anëtarësimit në BE, kurse Shqipëria shumë më larg.

Por, mejithatë, kryeministri Rama vazhdon të bëjë piar ndërkombëtar për vendin e udhëhequr nga miku i tij Aleksandër Vuçiç.

Këtë të premte, kryeministri Rama ka qenë pjesëmarrës në “Global Positive Forum” i organizuar nën kujdesin e presidentit francez, Emmanuel Macron, nga ku ka deklaruar:

“Me Serbinë ka shumë më tepër gjëra që na bashkojnë se gjëra që na ndajnë, edhe pse kjo dukej e pamundur deri vetëm pak kohë më parë, në momentin kur unë u bëra kryeministër përpara pak vitesh. Një prej gjërave që kemi të përbashkët është besimi në vlerat e BE-së dhe dëshira për të qenë pjesë e saj”.

Ndër të tjera Rama theksoi se jetojmë në një botë që përballet me probleme dhe sfida, por e drejta për të udhëhequr është ndër privilegjet më të mëdha që populli mund t’i japë dikujt.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm