Rama tek Erdogani: Drekë në Stamboll për projektin e aeroportit të Vlorës

Rama  tek Erdogani: Drekë në Stamboll për projektin e aeroportit të Vlorës

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Stambollit ditën e sotme, ku është takuar me Presidetin turk Rexhep Taip Erdogan. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, vetë kryeministri Rama ka ndodhur arsyen e vizitës së tij në Turqi. Bëhet fjalë për bisedime me presidentin turk sa i takon disa projekteve të rëndësishme për vendin tonë, si dhe një sërë investimesh strategjike.

“Drekë në Stamboll me Presidentin Erdogan për projektin e aeroportit të Vlorës, linjën ajrore shqiptare e investime të tjera strategjike”, shkruan kryeministri Rama.

Ndërkohë që vlen të theksohet se vizita e kryeministrit me presidentin turk vjen në kohën kur situata në Ballkan është tejet e tensionuar me deklarata luftE nga të katër anët e kufijve shqiptarë, që jo në pak raste vetë Rama i ka nxitur me qëndrime e tij.