Politike

Rama thirrje qytetarëve: Bëhuni pjesë e bashkëqeverisjes, edhe një javë kohë për…

Kryeministri i vendit, Edi Rama iu bën thirrje qytetarëve të Shqipërisë që të bëhen pjesë e bashkëqeverisjes.

Rama bën me dije se ka edhe një javë kohë për të aplikuar, duke bërë publike edhe kriteret.

Ja njoftimi i kreut të qeverisë:

“ZYRA E RE E BASHKËQEVERISJES (6)

Edhe një javë për të aplikuar! Numri i aplikimeve për t’u punësuar në Zyrën e Bashkëqeverisjes me Qytetaret është sot 275.

Falenderojmë të interesuarit për aplikimet e tyre sipas kërkesave të aplikimit, për të cilin rikujtojmë se kërkohet Leter Motivimi (pse dua të punoj në këtë zyrë) + CV + 2 letra rekomandimi të kandidaturës (nga ish – dekanë ose pedagogë të fakultetit ku aplikanti ka kryer studimet; punëdhënës të mëparshëm; figura të respektuara të komunitetit ku aplikanti ka banuar apo banon aktualisht). Përndryshe aplikimi konsiderohet i pavlefshëm.

Aplikimet janë të hapura deri në 27 gusht.

Të gjithë ata që lexojnë për herë të parë për këtë zyrë të posaçme, e cila do të ngrihet menjëherë me krijimin e qeverisë së re, mund të marrin një informacion të plotë në postimin nr.1 me të njëjtin titull.

Faleminderit.

Grupi i Punës për ngritjen e Zyrës së Bashkëqeverisjes”

Më shumë

Artikuj të ngjashëm