Politike

Ramush Haradinaj: Kosova ka një rrugë të vështirë të krejt etapave të veta (Foto)

Mbajtëm edhe takimin e parë inaugurues të Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

Kosova ka një rrugë të vështirë të krejt etapave të veta, por çdoherë e ka ndjerë që nuk është vetëm. Edhe në momentet tona më të vështira nuk kemi mbetur vetëm. Pra, populli i Shqipërisë, bashkëkombësit tanë kanë qenë me ne në çdo kohë dhe rrugëtimin tonë do ta vazhdojmë bashkë me Shqipërinë.

Sot, mbajtëm edhe takimin e parë inaugurues të Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Jam falënderues për nderin që m’u bë, që të jemi bashkë edhe një vit në angazhimet e përbashkëta, për heroin tonë që na ka bërë çdo herë krenar.

Këtë vit mund të dëshmojmë që kemi punuar mirë për qytetarët tanë. Nuk kemi munguar asnjëherë dhe nuk do të mungojmë asnjëherë, që t’u tregojmë bashkëvendasve tanë që ta ndiejmë njëri-tjetrin më afër dhe gjithçka që ndodhë mes nesh të jetë në dobi të popullit shqiptar.

Do të mbetemi gjithmonë bashkë.

Falemnderit për pritjen dhe kujdesin.

RH

Fotografia e Ramush HaradinajFotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush HaradinajFotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush HaradinajFotografia e Ramush Haradinaj

Më shumë

Artikuj të ngjashëm