Politike

Ramush Haradinaj: Kuvajti është ndër shtetet e para që e ka njohur Kosovën

Kuvajti është ndër shtetet e para që e ka njohur Kosovën dhe na ka mbështetur në vazhdimësi në anëtarësimin e vendit në institucionet ndërkombëtare.

Marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe shtetit të Kuvajtit janë shumë të mira dhe në takimin me ambasadorin jo-rezident të Kuvajtit për Republikën e Kosovës, Fayez Mishari Al-Jassim, shpreha përkushtimin tim për thellim të bashkëpunimit në çdo fushë me interes të përbashkët.

Interesim të veçantë, ambasadori Fayez Mishari Al-Jassim, shfaqi për zhvillimin ekonomik dhe më njoftoi, poashtu, rreth investimeve dhe projekteve të mundshme, që mund të bëhen në vendin tonë.

U pajtuam, gjithashtu, që të hartojmë agjendë ekonomike për investime të tjera të suksesshme të përbashkëta.

RH

Më shumë

Artikuj të ngjashëm