Politike

Ramush Haradinaj: Me presidentin e NDI nga Washington, Kenneth Wollack, i cili po e viziton Kosovën për herë të parë

Instituti Demokratik Kombëtar (NDI), i angazhuar në forcimin dhe avancimin e demokracisë në mbarë botën, është i pranishëm në Kosovë që nga viti 1999, duke dhënë kontribut në promovimin e mirëqeverisjes dhe vlerave demokratike në Kosovë, si dhe duke ofruar ekspertizë dhe praktika ndërkombëtare, që të ndërtohet një kulturë e krijimit të institucioneve të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Me presidentin e NDI nga Washington, Kenneth Wollack, i cili po e viziton Kosovën për herë të parë, i shoqëruar edhe nga drejtori i NDI për Evropën Qendrore, Robert Benjamin dhe drejtori i NDI për Kosovën, Alexander Chavarria, shkëmbyem pikëpamjet dhe qëndrimet tona mbi zhvillimet në Kosovë, si dhe i informova për hapat e mëtejmë që është duke ndërmarrë Qeveria për përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit.

I sigurova për angazhimin tim në drejtim të rritjes së transparencës demokratike dhe presidenti i NDI, Kenneth Wollack, nga ana e tij, më konfirmoi se do të qëndrojë pas Kosovës në të gjitha momentet, në të cilat mund te ketë nevojë shteti i Kosoves, duke më përcjellur, në veçanti, përshëndetjet e ish-Sekretares së ShBA-ve, Madeleine Albright.

RH

Më shumë

Artikuj të ngjashëm