Politike

Raporti i CIA -s, reagon Berisha: Rrethi i kuq për Ramën po ngushtohet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me

Pas publikimit të të dhënave të Agjencisë Qendrore të Zbulimit (CIA), sipas të cilës Shqipëria është vendi kryesor i prodhimit dhe trafikut të drogave në Europë, ka reaguar ish – kryeministri Berisha përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”.

Ish – kryeministri Berisha thekson se ky lajm mund të cilësohet si zhvillim dramatik për Noriegën (Ramën).

Statusi i Berishës:

“Noriga në rreth të kuq!

Të dashur miq, lajmi i dhënë dje nga të gjitha mediat, sipas të cilit SHBA, Agjensia Qëndrore e Zbulimit (CIA) konsiderojnë Shqipërinë vend kryesor të prodhimit dhe trafikut të drogave në Europë dhe ndër më kryesoret në botë, përbën një zhvillim dramatik për Noriegën dhe narkoshtetin e tij në Shqiperi.

Prodhimin dhe trafikun e drogës, SHBA e konsiderojnë gjithnjë faktor madhor të shkatërrimit të shtetit ligjor, destabilizimit të vendit dhe një burim të rrezikshëm financiar për financimin e terrorizmit.

Vetëm pak javë më parë, një raport i organeve të zbatimit të ligjit i Mbretërisë së Hollandës denoncon rritjen me 700% të krimit shqiptar në këtë vend tre vitet e fundit. Noriega i Europës, javën që kaloi me gjuhën e Mannuelit, pra Noriegës së Panamasë, i deklaroi komisionerit Hann, i cili i kishte ngritur shqetesimin e madh të BE për krimin dhe drogën e Shqipërisë, se ai refuzonte këto akuza të BE. A do ti thotë Noriega edhe qeverisë amerikane se refuzon akuzat e CIA për Shqiperinë si vend kryesor i prodhimit dhe trafikmit të drogës këtë nuk e di, por një gjë është e sigurtë, se rrethi i kuq po ngushtohet gjithnjë e më shumë për të! Sb”

Show More

Related Articles