Opinion

Reagon Olti Curri pas një “incidenti” në plazhin e Golemit

“Privatizimi i plazheve” është një fenomen mjaf i përhapur në Shqipëri.

Pronarë të bizneseve përreth bregdetit e “zaptojnë” atë për qëllime përfitimi ekonomik dhe ushtrojnë bizneset e tyre.

Shpesh situate degjeneron deri në atë fazë kur pushuesve iu kërkohet të paguajnë çadrat dhe të frekuentojnë produktet e bizneseve që operojnë ose të largohen nga bregu i detit sepse nuk është public por privat.

Një incident i tillë ka ndodhër në plazhin e Golemit.

I irrituar nga kjo situatë, ka reguar Olti Curri nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”.

Ja çfarë shkruan Curri:

“Këta janë një grup turistësh këtu ne fshatin e Golemit dhe që u ulën pa të keq përpara çadrave private të këtij spurdhjaku (me kapele këtu) që bën si i zoti i tokës.

Ky plehra me paturpësinë më të madhe i përzuri sepse i prishnin biznesin e tij prej afaristi të madh dhe i quan dhe (si arixhinjtë këto).

Po a i thuhet një të huaji (si arixhi) ka ardhë nga ana e anës dhe po lahet aty ku derdhim plehërat dhe ujrat e zeza.

Ky zotëri plehra që s’i lejon këto turistë është aq i pa fytyrë sa që për të fituar vetë ka vendosur akoma dhe më tepër çadra duke i vënë në pjesën e plazhit publik dhe s’lejon këto familiarë të rrijnë në bregun e detit se i zihet pamja.

Unë s’di çfarë emri ti vejë kesaj pune.

Publikoje sepse ne po presim të zhvillojmë turizmin apo jo!!”

Më shumë

Artikuj të ngjashëm