Sport

Reali i Madridit zyrtarisht në krizë

Edhe pse Ronaldo u rikthye humbet në minutat e fundit

Real Madrid nuk ka arritur të hedhë pas krizën e rezultateve në kampionat, pasi humbi në “Santiago Bernabeo”, 0-1 ndaj Real Betis.

Madrilenët ishin të plotë në këtë takim, ndërsa u rikthye në fushë edhe Cristiano Ronaldo, që përfundoi pezullimin prej pesë ndeshjesh.

Ndeshja ishte shumë e luftuar, me madrilenët që tentuan vazhdimisht të gjejnë golin e barazimit, por portieri Adan ishte në një ditë mjaft të mirë, duke realizuar pritje fantastike.

Nga ana tjetër, Betis u mbrojt me shumë kujdes dhe disa herë doli rrezikshëm në kundërsulm, duke iu afruar edhe golit.

Minutat e fundit ishin vërtetë fantastike, me Realin e hedhur tërësisht në sulm dhe me Betisin që kërcënonte me zbritjet e shpejta.

E pikërisht në një nga këto zbritje, Betis arrin të gjejë edhe golin, me anë të Sanabrias, që shfrytëzoi mjaft mirë një krosim të Barragan në zonë.

Real ka startuar sezonin në mënyrën më të keqe të mundëshme, pasi në pesë javë, ka fituar dy takime, barazuar po aq dhe humbur 1, duke mbetur në kuotën e 8 pikëve.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm