Sport

Reali ndalon Bale të luajë futboll në shtëpi (Foto)

Përkushtimi dhe profesionalizmi janë masat e nevojshme të futbollistëve, të cilëve u kërkohet të heqin dorë së luajturi larg mbikëqyrjes së klubeve, me të cilët janë të angazhuar.

Kjo vlen edhe nëse një lojtari i duhet të luajë në një fushë të vogël, qoftë edhe kopshti i shtëpisë së tij. Kjo gjë është duke ndodhur edhe me Gareth Bale.

Sipas informatave të lëshuara sot nga tabloidi britanik, Real Madrid e ka ndaluar uellsianin së luajturi futboll në shtëpinë që zotëron në Uells, një pronë e ndërtuar në një ngastër prej gati pesë hektarë dhe e vlerësuar me katër milionë paundë (4.5 milionë euro).

Një veto për shkak të sigurimit të kontraktuar nga klubi i bardhë, që nuk do të mbulojë në këtë rast lëndime hipotetike të lojtarit. Një mik i familjes citohet të ketë thënë për “The Sun” se “Gareth ishte në dashuri me të paturit e një fushe futbolli në shtëpi.

Aty mblidhte disa miq për të luajtur ndonjë lojë, pesë kundër pesë, por tani nuk mund ta bëjë më. Klubi i tij është i frikësuar se fusha nuk është mjaft e mirë dhe Bale mund të lëndojë kyçin e këmbës.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm