KuzhinaTe gjitha

Recetë/ Ëmbëlsirë me banane

Për përgatitjen e kësaj ëmbëlsire mund të përdorni secilin frut që dëshironi.

Hapi 1

Të verdhët e vezës me gjysmën e sheqerit i rrahim me mikser derisa të shkumojnë mirë.

Hapi 2

Shtojmë qumështin, miellin dhe vazhdojmë e miksojmë brumin derisa të krijohet një masë homogjene.

Hapi 3

Pastaj këtë masë e vendosim në zjarr të ulët, në mënyrë që të trashet. Duhet ta përziejmë vazhdimisht.

Hapi 4

Pas trashjes, masën e lëmë të ftohet.

Hapi 5

Xhelatinën e hedhim në ujë të ftohtë. E lëmë të pushojë për 10 minuta.

Hapi 6

Pastaj e shkrijmë në zjarr të ngadalshëm, por nuk duhet vluar.

Hapi 7

Në xhelatinën e shkrirë shtojmë dy lugë nga kremi i zier, përziejmë mirë dhe më pas masën me xhelatinë e hedhim tek kremi i zier dhe i përziejmë mirë të gjitha.

Hapi 8

Të bardhët e vezës i miksojmë me pjesën e mbetur të sheqerit, derisa të shkrihet ky i fundit dhe të fitojmë një shkumë të fortë. Këtë masë ia shtojmë kremit me të verdhat e vezës.

Hapi 9

Kallëpin e përmasave 26 cm e mbulojmë me folie alumini, të cilën e spërkasim me shumë pak ujë.

Hapi 10

Në kallëp hedhim gjysmën e masës që kemi përgatitur. Sipër saj shtojmë bananet e prera për mesi dhe sipër tyre hedhim masën e mbetur të kremit.

Hapi 11

Ëmbëlsira ruhet gjatë natës në frigorifer.

Të nesërmen e kthejmë përmbys, e dekorojmë sipas dëshirës dhe e shërbejmë të ftohtë.
Ju bëftë mirë.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm