Kulture

Regjisori shqiptar shpallet “Regjizori më i mirë” në Norvegji

Regjisori shqiptar i cili jeton në Norvegji, Izer Aliu mban çmimin prestigjoz të kinematografisë norvegjeze me filmin “Hunting Flies”.

Ky çmim jo vetëm që konfirmon kualitetin e filmit por njëkohësisht, i lehtëson Aliut realizimin e projekteve të ardhshme filmike.

Kështu është shprehur vetë regjisori, i cili të shtunën në mbrëmje në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Amanda Aëards”, mori trofeun me mbishkrimin: “Regjisori më i mirë”.

Regjizori shqiptar Izer Aliu ishte në garë me dy regjisorë të njohur norvegjezë, Erik Poppe me filmin “The King’s Choice” dhe Kim Hiorthoy me “The Rules for Everything”.

“Amanda Aëards” ndryshe njihet edhe si “Oscari norvegjez”.

Për Aliun kjo është hera e dytë që merr një çmim të kësaj ceremonie, pasi në vitin 2012, ai ishte shpërblyer me çmimin për filmin më të mirë të shkurtër, “To Guard a Mountain”.

Këtë vit, me filmin e metrazhit të gjatë “Hunting Flies”, Aliu ka qenë i nominuar për dy çmime: për regjinë dhe skenarin më të mirë…

Show More

Related Articles