Sport

Renditja e UEFA -s: Skënderbeu, klubi më i mirë shqiptar në Europë

Kualifikimi i Skënderbeut në grupet e Ligës së Evropës, i ka renditur korçarët në një pozicion të respektuar në listën e 442 klubeve më të mira në kontinent.

UEFA ka publikuar sot renditjen e re të koeficienteve të klubeve të bazuar në bazë të rezultateve të pesë sezoneve të fundit: 2013 – 2014; 2014 – 2015; 2015 – 2016; 2016 – 2017 dhe 2017 – 2018.

Skënderbeu rezulton ekipi më i mirë shqiptar në Europë, pasi renditet 215 -ti nga 442 klube, që fatëkeqësisht, vendi 442 (i fundit) mbahet nga Prishtina e Kosovës (kjo dhe për faktin se ka vetëm një paraqitje në Europë).

Renditja e klubeve shqiptare:

215 Skënderbeu  5.950 pikë

222 Kukësi      5.700 pikë

313 Partizani   3.450 pikë

350 Laçi        2.450 pikë

368 Teuta       1.950 pikë

369 Flamurtari  1.950 pikë

384 Tirana      1.700 pikë

317 Shkëndija Tetovë 3.350 pikë

442 Prishtina   0.250 pikë

Ndërsa pesë klubet më të mira në Evropë janë:

1.Real Madrid        151.871 pikë

2.Atletiko Madrid    133.871 pikë

3.Barcelona          128.871 pikë

4.Bajern Munih       122.685 pikë

5.Juventus           119.149 pikë

Show More

Related Articles