Lajme

Ricky Martin kërkon ndihmë: ‘Kam humbur vëllanë nga uragani Maria’

 “Jam shumë i shqetësuar sepse nuk po arrij dot të lidhem me një nga...

Ricky Martin ka kërkuar ndihmë nga miqtë, të afërmit dhe fansat e tij në rrjetet socialë për gjetjen e vëllait të tij.

Që pas uraganit Maria i cili shkaktoi shumë viktima Ricky nuk ka mundur të kontaktojë me vëllanë e tij.Këngëtari bën apel nëpërmjet një video të publikuar në instagram.

“Jam shumë i shqetësuar sepse nuk po arrij dot të lidhem me një nga vëllezërit e mi. Nuk e dimë ku është. Jam i sigurt që nuk jam i vetmi. Ka shumë njerëz që jetojnë jashtë ose në ishull, që nuk arrijnë të flasim me familjet e tyre për shkak të problemeve me komunikimin”, u shpreh ai.

Ricky Martin u kërkoi 8.9 milionë ndjekësve të tij të kontribuojnë në fushatën për mbledhjen e fondeve që u lançua pak ditë më parë, për të rindërtuar ishullin e për të ndihmuar viktimat që shkatërroi Maria.

 

Më shumë

Artikuj të ngjashëm