Kulture

Rikthehen 66 vepra në Galerinë Kombëtare të Arteve

Rreth 66 vepra arti, pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve i janë rikthyer institucionit, pas restaurimit dhe mund të shihen në një ekspozitë që do të qëndrojë e çelur në 28 gusht.

Veprat për të cilat bëhet fjalë janë: Busti i Skënderbeut i Odise Paskalit, një vepër e mrekullueshme e Zef Kolombit, pikturat e Vangjush Mios, të Vilson Kilicës, vepra të Abdyrrahim Buzës, të Nexhemdin Zajmit, të Hasan Nallbanit etj., të cilat janë një pjesë e historisë së artit shqiptar që i mungonte këtij institucioni.

Këto vepra kanë qenë në listën e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve dhe që nga viti 1982 kanë nisur të merren gradualisht nga institucionet kryesore të vendit për dekorimin e ambienteve të tyre.

Kalimi i tyre nga galeria në institucionet e shtetit ka vijuar ritmikisht deri në vitet ’90, pa u hequr nga inventari i Galerisë Kombëtare.

Drejtori Artan Shabani me marrjen e detyrës 4 vjet më parë nisi kërkimin e tyre, por për fat të keq nga 190 vepra, kanë arritur të gjenden vetëm 66 prej tyre.

Këto vepra tashmë, janë pjesë e fondit të artë të Galerisë Kombëtare.

Në ekspozitën me 66 veprat e rikthyera në këtë institucion, gjenden autorë të shquar të viteve ’40 -të, ’70 -të, e ’90 -të që paraqesin zhvillimet më të mira të pikturës shqiptare.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm