KultureTe gjitha

I riu nga Vlora, që krijon art nga rëra (Video)

Fatmir Mura, është balerin, aktor dhe iluzionist, lindi në Vlorë, më 4 janar 1976.

Studioi që i vogël fizarmonikë deri në moshën e adoleshencës, ndërsa në vitin 1994, emigron drejt Athinës, ku filloi të studionte për teatër, valle dhe pantomimë.

Në Greqi ai filloi gjithashtu edhe “botën e magjisë” dhe iluzionizmit. Pas disa viteve në Greqi ai vendoset në Itali, ndërsa në vitin 2009, ai kthehet në Shqipëri si pionier i shfaqjes së zhanrit të pantonimës dhe fiton Talent Show në Top Channel.

Në vitin 2011, ai realizon shfaqjen “Save The World”, i vetëm në skenë, me ujë dhe rërë.

Një sukses. “Një shfaqje jashtëzakonisht e veçantë që ofroi një shikim interesant, për të reflektuar mbi rëndësinë e respektit të njeriut për natyrën”, është shprehur ai në faqen e tij personale fatmirmura.com.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: