Sport

“Ronaldo dhe Messi, të vetmit që mund të thyejnë rekordin tim”

Wayne Rooney beson se rekordi itij i golave me Manchester United nuk do të thyhet dhe se të vetmit që mund ta bëjnë një gjë të tillë janë Cristiano Ronaldo dhe leo Messi.

Sulmuesi është larguar nga “Djajtë e Kuq” për t’u kthyer te Everton 13 vite pasi i kishte thënë lamtumirë “Goodison Park”.

Rooney u larguar nga skuadra e Jose Mourinho-s si golashënuesi më i mirë i historisë së klubit anglez, me 253 realizime, katër më shumë se Bobby Charlton, mbajtësi rekordit para tij. 31-vjeçari beson se rekordi i tij do të jetë i sigurt, duke parë se lojtarët e kohëve të sotme nuk qëndrojnë për një kohë të gjatë me të njëjtin klub.

I vetmi kërcënim, sipas tij, mund të jetë marrja e një super ylli nga ana e United. “Nuk i dihet kurrë, nëse ata marrin një si Messi ose Ronaldo, atëherë mendoj se rekordi mund të thyhet”, ka thënë Rooney.

“Por mendoj se tani, lojtarët nuk qëndrojnë në një klub për një kohë të gjatë. Lojtari që mund ta thyejë rekordin tim duhet të rrijë në klub aq sa ka qëndruar unë. Është një arritje e jashtëzakonshme për mua.

Një trashëgimi e madhe. Jam larguar nga United me kujtime të mrekullueshme. Ka qenë një periudhë e suksesshme për klubin dhe për mua”.

Rooney e theu rekordin e Charlton në një ndeshje të luajtur kundër Stoke-s në janar, e njëjta skuadër me të cilën do të ndeshet në ndeshjen e tij të parë, pas kthimit, me fanellën e Everton. “Ai gol ka qenë një moment fantastik, sepse kishte një domethënie të madhe”, ka përfunduar Rooney.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm