Lajme

Rriten çmimet e ushqimeve dhe ulen çmimet e rrobave (Foto)

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Korrik 2017, arriti 102,3

kundrejt muajit Dhjetor 2015.

Në Korrik 2017 ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Konsumit është 2,0 %. Një vit më parë ky

ndryshim ishte 1,9 %.

Fig. 1 Ndryshimet vjetore të Indeksit të Çmimeve të Konsumit(%)

graf ick korrik 2017

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të Indeksit të Çmimeve të Konsumit.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije

joalkoolike” me +1,71 pikë përqindje. Çmimet e grupit “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë

kontribuar me +0,22 pikë përqindje. Çmimet e grupit “mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar

me +0,17 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “pije alkoolike dhe duhan” dhe “shërbimi arsimor” kanë

kontribuar me +0,03 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “transport” dhe “komunikimi” kanë kontribuar

me +0,02 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve “veshje dhe këpucë” dhe “mobilje, pajisje shtëpie dhe

mirëmbajtje” kanë kontribuar me -0,07 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “argëtim e kulturë” kanë

kontribuar me -0,03 pikë përqindje

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Korrik 2016, rritja më e madhe e

çmimeve vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,7 %, pasuar nga grupet “mallra dhe

shërbime të ndryshme” me 3,4 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,1 %, “pije alkoolike dhe

duhan” dhe “shërbimi arsimor” me nga 0,7 % secili, “komunikimi” me 0,6 %, “transporti” me 0,4 %, etj.

Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet“ u rriten me 13,7 %, pasuar

nga nëngrupet “fruta” me 11,2 %, “peshk” me 4,3 %, “qumësht, djath e vezë” me 4,1%, “sheqer, reçelna

e ëmbëlsira” me 3,1 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 3,0 %. Ulja

më e madhe vjetore e çmimeve vërehet në grupin “veshje dhe këpucë” me 1,7 %, pasuar nga grupet

“argëtim dhe kulturë” dhe “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me nga 0,1 % secili.

Ndryshimi mujor i indeksit është – 0,1 %. Krahasuar me Qershor 2017, ulja më e madhe mujore e

çmimeve vërehet në grupet “argëtim dhe kulturë” me 0,9 %, pasuar nga grupet “mallra dhe shërbime të

tjera” me 0,4 %, “ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,3 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 0,1 %. Rritje

mujore e çmimeve vërehet në grupet “veshje dhe këpucë” me 0,6 % dhe “transporti” me 0,4 %.

Mallra dhe shërbime të ndryshme

Hotele, kafene dhe restorante

Shërbimi arsimor

Argëtim dhe kulturë

Komunikimi

Transporti

Shëndeti

Mobilje, paisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë

Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji

Veshje dhe këpucë

Pije alkoolike dhe duhan

Ushqime dhe pije joalkoolike

 

Show More

Related Articles