Teknologji

Rrjedhin fotografitë e telefonit të palosshëm të Samsungut (Foto)

Telefonat e palosshëm nuk janë shumë të popullarizuar këto ditë, por ende ekziston dikush që i do telefonat e tillë.

Për ata, Samsung është duke përgatitur ndoshta telefonin e palosshëm më të mirë ndonjëherë, i cili quhet W2018.

Data e saktë e lansimit ende nuk dihet, por sipas disa spekulimeve ky telefon mund të zbulohet së bashku me Galaxy Note 8.

Tani, për herë të parë kanë rrjedhur në internet fotografitë të cilat shfaqin dukjen reale të Samsung SM-W2018.

Pasardhësi i Samsung W2017, do të vijë me dy ekrane 4.2-inç, procesor Snapdragon 835, 6 GB RAM memorie, si dhe me kamerat e njëjta sikur të Galaxy S8.

Sa i përket çmimit, W2018 pritet të mos jetë i lirë.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm