Opinion

S.O.S.

S.O.S. Jemi i vetmi vend në  botë  që nuk prodhon muzikë  rock. Jemi dëshperimisht. Ky vend ka qenë i dashuruar me muzikën rock edhe në kohën e diktaturës.

Shumë njerëz kanë përfunduar burgjeve, internimeve dhe me jetë të shkaterruar vetëm se nuk hoqën dorë nga dashuria dhe pasioni për “muzikën e ndaluar” .

Ndërsa në vitet ’90 muzika rock u fut vrullshëm, pa marrë leje në tablone kulturore dhe shpirtërore të rinisë shqiptare. U krijuan me dhjetra “rock band” të rinjsh të talentuar, të pasionuar.

Madje edhe të bukur ! Po sot? Për fat të keq, sot ka fare pak gjurmë nga trashëgimia tronditëse e rinisë të viteve ‘90.

Ritmi i shpirtrave që po zgjoheshin në kërkim të ndryshimit, të derdhur me zjarr në tingujt rock të atij brezi aq të pastër, aq të munduar, aq të sakrifikuar e aq poetik, duhet mund t’i gjesh nëpër pluhurin e fonotekave. Tashmë kitaren e ka zëvendesuar klarineta…. elektronike. Tashmë shpirti rebel i rock-ut është zëvendesuar me “t’lagi me sh….” . Shpirti rebel i rock-ut që trashëgohet me zjarr e sakrifica nga brezi në brez nëpër botë, tek ne ka vdekur ! Ose është në frymëmarrjen e fundit.

Eshtë “merita” e këtij brezi të rinjsh. Nuk ka më Elton Deda, ka Enca. Nuk ka më Bledar Seiko, ka Rozana Radi. Nuk ka më “Djemtë e detit” , ka Flori Mumajesi. Nuk ka më shpirt rebel ! Ka vetëm pjeshka (femra ose meshkuj), kodra me botox dhe male me silikon. Jemi i vetmi vend në botë ! Shpifësisht i vetmi !

Nga Ilir Metaj

Show More

Related Articles