Opinion

Sa i lig duhet te jesh për të shpërfytyruar kësi lloj popullin tënd?

Familjeve në ndihmë ekonomike librat i’a u rimburson shteti por në fillim keta duhet ti parapaguajnë.

Rimbursimi ndodh për nja 6 muaj. (gjysma e parave humbasin rrugëve) Domethënë një familje në ndihmë ekonomike me 2 fëmijë duhet të parapaguajë 120 000 lekë vetëm për librat ndërkohë që ndihmën ekonomike e ka 40 000 lekë.

Sa i lig duhet te jesh për të shpërfytyruar kësi lloj popullin tënd?

Logjika e do që radhë krijohen aty ku sasia është e limituar.

Nuk ka mjaftueshëm libra që janë bërë radhët litar?

Nuk prodhohen aq libra sa nxënës jane? Si eëhtë kjo punë? Librat nuk janë domate që nuk e dimë sa oreks ka qyteti dhe prodhojmë me hamendje.

Librat janë fikse, ne e dimë sa nxënës ka për çdo vit shkollor, për çdo nxënës dihen dhe librat që duhen.

Pra mund të dihet me saktësi kirurgjikale sa abetare, sa matematika apo libra historie duhen çdo vit.

Çfarë dreqin bëjnë që e bëjnë çdo gjë lëmsh?

Nga Adriatik Llapaj

Më shumë

Artikuj të ngjashëm