Lajme

Sarandë,Vijon puna për kapjen e personave të cilët paraqesin rrezikshmëri shoqërore

Sarandë

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të cilët paraqesin rrezikshmëri shoqërore dhe që mbajnë në përdorim armë zjarri në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrohet armë zjarri tip ”TT” dhe disa gramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Arrestohet në flagrancë një shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, në zbatim të planit të masave për kapjen dhe ndalimin e personave të cilët paraqesin rrezikshmëri shoqërore, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasit : Ylli Dalanaj, 28 vjeç, banues në Sarandë.

Në lagjen “Nr. 2”, në Sarandë, Specialistët e Hetimit të Krimeve në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e shtetasit të lartëpërmendur kanë konstatuar një armë zjarri model “TT”, kalibër 7.62 mm dhe një krëhër me pesë fishekë në brëndësi.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi i është konstatuar edhe një sasi prej 3.5 gramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Arma e zjarrit, lënda narkotike dhe automjeti janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet u referuan në Prokurori ndaj tij për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga nenet 278/7 dhe 283 të Kodit Penal.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm