Lajme

Sekuestrohen 123 kg Cannabis Sattiva (Video)

Tepelenë.

Goditen dy raste të Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “VJOSA”.

Sekuestrohen gjithsej 123 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Arrestohet në flagrancë një shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër.

Në vijim të Planit Operacional të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për evidentimin dhe goditjen e vendmagazinimit të lëndëve narkotike, si dhe për kapjen dhe arrestimin e personave që kryejnë këtë veprimtari kriminale, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi S.B. dispononte lëndë narkotike në banesën e tij në fshatin Dukaj, Tepelenë, nga seksioni për Hetimin e narkotikëve në D.V.P Gjirokastër dhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u zhvillua operacioni “VJOSA”.

Si rezultat i operacionit, nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë u gjetën disa thasë, brenda të cilëve kishte lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 66 kg.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi :

S.B, 58 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë (për shkak të moshës) për shtetasin :

Z.B, 83 vjeç, banues në fshatin Gusmar, Tepelenë, pasi:

Në një banesë të këtij shtetasi në fshatin Gusmar (në të cilën nuk banonte aktualisht), nga shërbimet e policisë u gjetën disa thasë me lëndë të dyshuar narkotike.

Pesha totale e lëndës ishte 57 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të dy shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Tepelenë. Goditen dy raste të Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "VJOSA".Sekuestrohen gjithsej 123 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.Arrestohet në flagrancë një shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër. Në vijim të Planit Operacional të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për evidentimin dhe goditjen e vendmagazinimit të lëndëve narkotike, si dhe për kapjen dhe arrestimin e personave që kryejnë këtë veprimtari kriminale, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi S.B. dispononte lëndë narkotike në banesën e tij në fshatin Dukaj, Tepelenë, nga seksioni për Hetimin e narkotikëve në D.V.P Gjirokastër dhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u zhvillua operacioni "VJOSA".Si rezultat i operacionit, nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë u gjetën disa thasë, brenda të cilëve kishte lëndë narkotike Cannabis Sattiva.Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 66 kg.Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi :S.B, 58 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë.———————————-Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë (për shkak të moshës) për shtetasin :Z.B, 83 vjeç, banues në fshatin Gusmar, Tepelenë, pasi:Në një banesë të këtij shtetasi në fshatin Gusmar (në të cilën nuk banonte aktualisht), nga shërbimet e policisë u gjetën disa thasë me lëndë të dyshuar narkotike.Pesha totale e lëndës ishte 57 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të dy shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Posted by Policia e Shtetit on Mittwoch, 6. September 2017

Më shumë

Artikuj të ngjashëm