LajmeTe gjitha

Sekuestrohen 64 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva

Goditet një rast i “Prodhim dhe shitje e lëndës narkotike”.

Sekuestrohen 64 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Arrestohet në flagrancë autori.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër në banesën e shtetasit M.M, në fshatin Kurtëz, Memaliaj u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Pesha totale e lëndës rezultoi 64 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

M. M, 50 vjeç, banues në fshatin Kurtëz, njësia administrative Buz, Memaliaj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Memaliaj.Goditet një rast i "Prodhim dhe shitje e lëndës narkotike".Sekuestrohen 64 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.Arrestohet në flagrancë autori. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër në banesën e shtetasit M.M, në fshatin Kurtëz, Memaliaj u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.Pesha totale e lëndës rezultoi 64 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :M. M, 50 vjeç, banues në fshatin Kurtëz, njësia administrative Buz, Memaliaj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Posted by Policia e Shtetit on 12.10.2017

Më shumë

Artikuj të ngjashëm