Lajme

Sekuestrohet gomonia, dyshohet se do transportonte drogë

Ndalohet  në brigjet e Shëngjinit një gomone e cila dyshohej se do të përdorej për trafik droge.

Sipas burimeve bëhet me dije se gomonia është pikasur nga policia kufitare në afërsi të portit rreth orës 04:00 të mëngjesit të së dielës (13 gusht 2017).

Në afërsi të gomones janë gjetur rreth 30 bidonë me benzinë dhe një automjet. Policia ka ndaluar dy persona të cilët ndodheshin në gomone. Dyshohet se gomonia do të përdorej për trafik droge dhe hetimet janë përqëndruar në këtë pistë.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm