SEVASTER KUDHËS GREHOTI, O VEND I BEKUAR NGA ZOTI…

Reportazh

SEVASTER KUDHËS GREHOTI, O VEND I BEKUAR NGA ZOTI…

Nga AGIM JAZAJ

Është një këngë që kërkohet nga të gjithë njërëzit e kësaj treve dhe jo vetëm, mban të ndezur prushin në shpirtërat e bijve dhe bijave kudo ndodhen, edhe nëpër botë…
*Sevaster Kudhës Grehoti,
O vend i bekuar nga Zoti…
Kjo këngë hap edhe festën e fundvitit, e festuar nga ekipi drejtues dhe administrues i bashkisë, ideuar dhe organizuar nga kryetari i bashkisë Përparim Shametaj, bir i kësaj treve, sa befasuese dhe impresionues, ka domethënien e vet. Këshilli i Bshkisë mbajti mbledhjen e tij të fundit, pikrisht në Sevaster, duke festuar fund vitin dhe fillim vitin 2017 , për më shumë respekt dhe mirëkuptim, kolektivitet dhe solidaritet! Nderim dhe vlerësim së pari për zgjedhësit, të cilët me votën e arsyes bënë zgjedhjen e tyre, ndaj dhe detyrimi, përkushtimi dhe mirënjohja e kryebashkiakut, shprehet në administrimin e votës, duke ndjerë me shpirt dhe drejtuar me arsye.
Ai kudo gjendet për të dëgjuar, ndihmuar dhe lehtësuar dhimbjet e njerëzve! Edhe në familjen Lamaj, e cila humbi birin e saj Fatmir Lamaj, në familjen Grabovaj, ku nda nga jeta këto ditë biri i saj Sabri Grabovaj etj, i cili ishte aty duke ndjerë e ndarë dhimbjet me njerëzit. Këto gjeste sa të thjeshta dhe të madhërishme, i bën kryebashkiaku, duke dhënë e lënë modelin njeri, kudo ndodh gjëma, në çdo cep të kësaj bashkie.
Kushdo ndihet mirë dhe u ngrihen më lartë supet nga bijtë dhe bijat, nipër e mbesave, miqve të këtyre zjarreve dhe të atyre që qeverisin Bashki-Labërinë e Selenicës, të cilët kanë përgjegjësinë e votës, amanetin e zgjedhësve.
Me Franc Golemajn, arkitekti shtatë lartë e shkim gjatë, i shkolluar në perëndim dhe i graduar në Labëri, e qeshura i ka çelur në buzë, dhe i ka mbirë në shpirt, na shoqron në rrugë dhe marim rrugën së bashku me Esmeralda Shametaj, Bilibil Tragaj, Maliq Beqiraj, bijë të këtyre anëve, me mallin e pa shuar për në vendlindjen tonë…

Vedlindje më del për natë,
Bashkë me ty bëhet gjumi,
Tatari qëndron nga lartë,
Këmbët të lagen nga lumi…

Kudo njihemi, me ata të moshës tonë, por dhe me bijtë dhe bijat, e tyre i njohim nga etrit e tyre: Në Peshkëpi nga Zoto Mara, në Drashovicë nga Hamza Resuli, në Kotë nga Baftjar Lutaj, në Vajzë nga Myfyt Zaçja, etj.

…DHE 55 VJETORI I VDEKJES SË POETIT ALI ASLLANIT

Inkursioni ynë u lidh edhe me ngjarjen e ditës: Përkujtimin e 55 vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit të shquar Ali Asllani, bir i fshatit Vajzë të cilën e përcolli me madhështi në faqet e saj edhe gazeta Telegraf!
Muarëm me vete disa gazeta, duke u’a dhënë njerëzve të atyre anëvë; që nga Drashovica, Kota, Vajza e deri në Sevaster!…
Plus: Ditë më parë po kjo gazetë publikoi edhe një tufëz poezish të autorit, për disa nga njerëzit e kësaj treve që kishin punuar në qëndrën administrative, Sevaster: “Te Rrapi në Sevaster”. Ndoshta si “kartolinat” e fundvitit, të pa planifikuara, për disa nga ata njerëz të cilët kanë lënë emër dhe nuk u bënë kurrë ëmbër në jetë!
Ndalëm në Vajzën e Ali Asllanit dhe Perlat Rexhepit. Djali i ish kryetarit të këshillit të bashkuar Myfyt Zaçe. Myfyti një burrë, zakonor, i njohur dhe i mbetur me burrërinë e tij, i cili i’a ka ruajtur faqen e bardhë dhe shtuar krenarinë Vajzës dhe poetit të saj të shquarit, Ali Asllani!
Djelmoshët e ndodhur atje- kërkuan të dëgjonin disa vargje të Poetit të shquar Ali Asllani:

“Dallavera nëpër Zyra, dallavera në Pazar!
Dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar!
Vetëm, vetëm dallavera dhe në dëm të këtij vendi,
Që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi”!

Kur marim rrugën për në vendlindje, me mallin e pa shuar, të puthim edhe gurët, rrugët dhe njerëzit, na frymëzojnë më shumë se kurrë, na kthejnë prapa në kohë, aty ku kemi hapur syt, ku kemi prindërit mëmë e at, “ku na njeh dhe guri i thatë”, njerëzit e afërt, arat, rrugët, krojet, dhe korijet…
Që nga qafa e “Koçiut e deri në male për rreth Horës, e deri në thellësi të krahinës së Labërisë vargjet dhe këngët na kumbojnë në vesh, na frymëzoijnë, duke na kthyer në kohë, dhe na apelojnë për kohët…

Çeta Kudhës po luftonte,
Me drejtim për në Kala,
Vallë kush i komandonte,
Rrapo Çelua nëpër ta!…
Bravo djemtë e smokthinjote,
U vranë u bënë lakëra.
Bolenës Hallall i qoftë,
Për ata trima që dha…

FOTO TE OBELISKU DHE MBRESAT NGA SEVASTERI…

Edhe “mikro” skenarin, e kishim zbuluar dhe kuadruar me pjesën tjetër të ekipit, Xhuljo Maraj, për tu takuar në Drashiovicë: Portën e Labërisë, me Klevis Beko, Etleva Petraj, Xhuljo Maraj, Alborena Meçaj, Adriatik Isufaj, për të fiksuar edhe foton e munguar ndoshta, në Obeliskun e Drashovicës, aty ku hapet porta e Labërisë- lavdi mbuluar.
Një foto në këtë vend- ka simbolikën e vet…
Festa e fund vitit me gjithë ekipin e kësaj bashkie do të mbetet në kujtesë, duke lënë gjurmë të pa shlyeshme në jetë, për cilindo.
Mrekullitë e njerëzve dhe të natyrës të ndërthurura mrekullisht.
Njerëzit e këtyre anëve çmohen me pasuri shpirtërore, sepse në jetë: Ka plotë të pasur në xhep dhe janë trok, të varfër në shpirt…
Pesë fshatrat e krahinës së Kudhës Grehotit, janë të vendosur buzë Vjosës e rrëzë Tartarit, të lidhur si gishtat e dorës, solidar e krenar kanë qënë në shekuj, përkrah njëri tjetrit, në komunikim dhe bashkëveprim, në inkursionet historike dhe evenimentet jetsore dhe me fshatrat e Mallakastrës, përballë Kutën dhe Çorrushin, po edhe me Kalivaçin…
Vjosa na ndan, dhe Vjosa na bashkon…
Pesë fshatrat e Sevasterit janë të ngritur në formën e harkut, ku themelet, këmbët e ngritura, njëra te: Shkoza në jug lindje dhe tjetra në Dushkarak “plinda” tjetër në veri perëndim. Duke u ngritur harku, kulmon me fshatrat Mazhar, Golimbas dhe Sevaster!
Kudo gjëmon historia…
Një amfitetar i vërtetë, po të soditës nga buzë Vjosa, të pesë fshatrat në formën harkore, me këmbët në buzë lumin Vjosë dhe me kokën në majë malin Tartar!

15726393_1630764620274395_2046380700923729814_n 15747336_1630764823607708_5108256288395622800_n 15823098_1630764246941099_5072370462522519271_n