Opinion

Shatërvanet në Vlorë thahen për ujë Përball Stadiumit FLamurtari (Foto)

Përballë Stadiumit Flamurtari, në Vlorë, ndodhet një shatërvan, i cili përveçse nuk funksionon është i mbuluar nga mbeturinat. Edhe pse funksioni i tij duhet të ishte  dekorativ, tashmë  shërben si një  kosh mbeturinash. Gjithsesi ky, nuk mbahet mend nga hera e fundit që ka hedhur ujë. Pronarët e lokaleve përreth, por edhe qytetarët pyesin gjithmonë se përse ky shatërvan kaq i madh nuk funksionon, por nuk marrin asnjëherë përgjigje. Duke mos harruar dhe me qindra turistë që vijnë në Vlorë, dhe shikojnë këtë pamje të shëmtuar të shatërvanit. Ku janë personat përgjegjës për këtë shatërvan? A nuk e ka parë ndonjë punonjës bashkie? Është pak e çuditshme të mendohet se nuk është vënë re, kur ai ndodhet në rrugë kryesore. Personat që meren me këtë punë të ndërgjegjësohen dhe të paktën ta pastrojnë këtë shatërvan. Pse jo edhe t’i kthehet funksionit i tij

Më shumë

Artikuj të ngjashëm