Opinion

Shatërvanet në Vlorë thahen për ujë Përball Stadiumit FLamurtari

Përball Stadiumit FLamurtari, në Vlorë, ndodhet një shatërvan, i cili përveçse nuk funksionon është i mbuluar nga pisllëku. Edhe pse funksioni i tij duhet të ishte të freskonte njerëzit, ky shatërvan sjell vetëm neveri kur kalon pranë tij. Gjithsesi ky shatërvan, nuk mbahet mend nga hera e fundit që ka hedhur ujë për të freskuar ambjentin. Pronarët e lokaleve përreth, por edhe qytetarët pyesin gjithmonë se përse ky shatërvan kaq i madh nuk funksionon, por nuk marrin asnjëherë përgjigje. Duke mos haruar dhe me qindra turistë që vijnë në Vlorë, dhe shikojnë këtë pamje të shëmtuar të shatërvanit të qelbur . Ku janë personat përgjegjës për këtë shatërvan? A nuk e ka parë ndonjë punonjës bashkie? Është pak e çuditshme të mendohet se nuk është vënë re, kur ky shatërvan ndodhet në rrugë kryesore. Shpresojmë që personat që meren me këtë punë të ndërgjegjësohen dhe të paktën ta pastrojnë këtë shtërvan. Pse jo edhe t’i kthehet funksionin i tij dhe të freskojë sado pak ambjentin përreth.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm