Kuriozitete

Shenjat e hershme të shtatzënisë

Më poshtë i keni disa shenja të hershme të shtatzënisë, të cilat thuajse është e pamundur t’i vëreni.

Gjokse të ndjeshme

Gjokset e ënjtura, të mëdha dhe të buta janë simptoma e parë e shtatzënisë, transmeton Telegrafi.

Për shkak të ndryshimeve hormonale në trup, gjokset ënjten dhe bëhen më të ndjeshme.

Ky ndryshim mund të ndodhë edhe pas një jave që keni mbetur shtatzënë.

Marramendje

Kjo është ndër shenjat e zakonshme që ndodhin rreth kohës së menstruacioneve, dhe pasqyrohen si marramendje e lehtë.

Hormoni i quajtur progesteron, e zvogëlon shtypjen e gjakut dhe kjo shpien në qarkullimin e dobët të gjakut në tru, gjë që edhe e shkakton marramendjen.

Ndjeheni të lodhura

Shumë ndryshime ndodhin posa të keni mbetur shtatzënë dhe nivelet e larta të progesteronit bëjnë që të ndjeheni e lodhur më lehtë.

Shqisa e nuhatjes bëhet më e fuqishme

Gjatë shtatzënisë gratë bëhen shumë të ndjeshme ndaj erërave.

Sistemi i nuhatjes ndikohet nga ndryshimet hormonale në nivelin e estrogjenit, dhe kjo shpien në më shumë ndjeshmëri ndaj erërave.

Bëheni më emocionale

Nëse jeni e dobët emocionalisht dhe gjatë kohës qani, kjo është gjithashtu ndër simptomat e para të shtatzënisë.

Ndryshimet hormonale ndikojnë në neurotransmetues, prandaj përpiquni të meditoni dhe t’i mbani emocionet nën kontroll.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexoni edhe...

Close