Lajme

Sherr masiv në Dhërmi, përfshihet edhe aktori Gaz Paja

Rreth gjysmë ore më parë, një sherr masiv ka ndodhur në Dhërmi.

Midis personave të përfshirë në këtë sherr është edhe aktori i njohur i humorit shqiptar, Gazmend Paja, i njohur për rolet e tij spektakolare në spektaklin “Portokalli”, në Top Chanel.

Gaz Paja është konfliktuar me një djalë të ri në moshë dhe më pas janë përfshirë shoqëritë e të dyve duke bërë që nga një konflikt të në një sherr me përmasa masive.

Sipas burimeve, konflikti ka nisur në momentin që djali me të cilin ka debatuar Paja, i është afruar bregut me motorrin e tij të ujit.

Aktori Paja është pronar i një restoranti në këtë zonë dhe fillimisht ka debatuar me personin në fjalë. Por më pas është deshur ndërhyrja e policisë për t’i dhënë fund këtij konflikti të shndërruar në një sherr masiv.

Aktori Paja së bashku me djalin me të cilin ka debatuar janë shoqëruar nga policia për zbardhjen e rrethanave të këtij sherri.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm