Lajme

Sherr me thika, arrestohet 24 vjeçari

Sipas burimeve pas një sherri për motive të dobëta ka përfunduar në përleshje dhe dhunë mes 3 shtetasve, ku njëri prej tyre ka përfunduar i plagosur me thikë në shpatull. Policia sqaron se është arrestuar shtetasi Helios Tarja, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në rrugën e “Dibrës”, së bashku me të atin, shtetasin A.T, 50 vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me shtetasin A. B, 32 vjeç, ku gjatë konfliktit shtetasi Helios Tarja, ka plagosur me mjet prerës, lehtë në shpatull, shtetasin A. B, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore  u procedua në gjendje të lirë dhe shtetasi A. T., 50 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale, “Plagosje e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm