LajmeTe gjitha

Shfryhet dosja e famshme në Elbasan! Prokuroria ndryshon akuzën!

Bien akuzat ndaj grupit të të arrestuarve në Elbasan, lidhur me ngjarjen e tre muajve më parë ku u godit makina e nëndrejtorit të Policisë, nga një automjet i blinduar.

Ka qenë Prokuoria e Krimeve të Rënda e cila ka moskompetencë për hetimin ndaj katër personave, të cilët u arrestuan si autorë të dyshuar.

Kjo do të thotë se pavarësisht se fillimisht u dyshua se sulmi ndaj policisë ishte i organizuar, nuk u gjet asnjë provë deri tani.

Pas tre muaj hetimesh ndaj Enea Bekteshit, i cili pranoi se ishte ai në drejtimin e mjetit, Kelmend Xhaferrit, Valmir Dedjas dhe Ledio Zabelit nuk u gjetën prova për akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë, ndaj punonjësit të policisë.

Ata do të hetohen nga Prokuroria e Elbasanit, për akuzat e kundërshtimit të forcave të policisë dhe largim nga vendi i aksidentit.

Në 18 Shtator, në hyrje të tregut agro-ushqimor, ku ishte vendosur një postbllok policie, një mjet i blinduar hyri me forcë brenda duke mos iu bindur urdhrit të policisë.

Një muaj pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shkriu policinë e Elbasanit, duke liruar dhe shkarkuar nga detyra 10 punonjës policie.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm