ShowbizTe gjitha

Shikoni si duken dy vajzat sexy në ‘Këngën Magjike’, asgjë nga ato që prisnim (Foto)

Ka nisur sonte në mbrëmje nata e parë gjysmëfinale e festivalit “Kënga Magjike”.

Siç është bërë e ditur edhe më parë, bashkëprezantues me Ardit Gjebrean janë Bes Kallaku, Erion Isaj, Nevina Shtylla dhe Arjola Shehu.

I pari që hapi mbrëmjen ishte sigurisht Ardit Gjebrea e më pas në skenë dolën edhe Bes Kallaku me Erion Isajn të cilët nuk mund të mos sillnin të qeshura në sallë me batutat e tyre.

Pas tyre, në skenë erdhën edhe vajzat, Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla, por veshja e tyre i çuditi të gjithë.

Teksa prisnim t’i shihnim me fustane të gjatë, prezantueset bukuroshe u shfaqën të veshura me kostum duke lënë Besin dhe Erionin të habitur të cilët ja vunë në dukje.

Por vajzat e kishin një përgjigje për këtë. “Femra nuk është objekt zbukurimi por edhe partnerja juaj”, u shpreh Nevina Shtylla duke shtuar se veshja e tyre është përshtatur me këngën fituese të edicionit të kaluar, “Ma thuaj ti”, nga Rozana Radi e cila doli më pas në skenë duke emocionuar edhe një herë publikun me këngën e saj.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm