LajmeTe gjitha

Shkatërrohet banda e drogës, në kurthin e policisë italiane

Policia italiane ka shkatërruar një grup të strukturuar që trafikonte marijuanë në territorin e shtetit fqinj.

Në pranga kanë rënë 5 persona, përfshi këtu edhe dy shtetas me origjinë shqiptare.

Operacioni është kryer në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në një zonë pranë një qendre tregtare në Fiume Veneto.

Policia arriti të kapë trafikantët teksa po transportonin një sasi prej rreth 42 kilogramësh droge.

U sekuestruan tre makina, përfshi këtu edhe një automjet luksoz (Audi R6) nën pronësi të shqiptarëve.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm