Lajme

Shkatërrohet parajsa e Karaibeve, ja pamjet para dhe pas uraganit “Irma”

Fotografi të ndryshme, por të realizuara në të njëjtit vend para dhe pas zbarkimit të uraganit “Irma”.

“Irma” ka rrafshuar shumë nga ishujt e Karaibeve brenda disa orëve.

Këto imazhe janë realizuar pak pasi “Irma goditi” Anguillan, Barbudan, Saint – Barthelemein, St. Martin dhe Ishujt e Virgjër Britanikë.

Gjithashtu, dëme kolosale kanë pësuar edhe Porto Riko dhe Ishujt e Virgjër të Shteteve të Bashkuara, ndërsa OKB -ja parashikoi se 49 milionë njerëz jetojnë “në rrugën që pritet të ndjekë stuhia”.

Veç dëmeve material, uragani “Irma” ka shkaktuar edhe tetë viktima dhe ka lënë 23 të plagosur në territoret e ishujve franceze në Karaibe.

Ekspertët amerikanë bëjnë me dije se, Uragani “Irma” është aq i fortë, sa mbart dyfishin e fuqisë të të gjitha bombave të përdorura në Luftën e Dytë Botërore”.

Louis Uccellini, drejtor i Shërbimit amerikan të Motit, shprehet i shqetësuar për fatin e Floridas dhe bregut lindor të Karolinës së Veriut dhe paralajmëroi se “të gjitha rreziqet që lidhen me këtë stuhi” do të jenë të katastrofale.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm