Politike

Shkodër: Habisin ish – të përndjekurit. Fajet janë të PD –së, nuk protestojmë kundër Ruçit

Një deklaratë surprizë vjen nga Shoqata e Ish të Përndjekurve Politik në Shkodër.

Kryetari i kësaj shoqate, Zenel Drangu thotë se nuk ka arsye për të protestuar për emërimin e Gramoz Ruçit si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, pasi sipas tij, e gjithë kjo situatë është derivat i politikave të Partisë Demokratike e cila 15 vite në pushtet nuk vendosi një ligj që pengonte rikthimin e figurave të tilla.

Për sa i takon vrasjes se 4 djemve shkodranë në 2 prill në 1991, kohë në të cilën Ruçi ishte Ministër i Brendshëm, Kryetari Drangu tështë shprehur se ai është gjykuar një herë nga drejtësia, e nëse ka patur manipulim vettingu do e zbardh.

Nga ana tjetër, PD ka bërë të ditur se sesioni i ri parlamentar do të nisë me protesta, ku skenarët e protestës po diskutohen në forumet organizative dhe po mendohet që ajo të shtrihet brenda dhe jashtë parlamentit me synim për të penguar votimin e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe të Fatmir Xhafajt, si ministër i Brendshëm.

Show More

Related Articles