Shkodër, përleshje mes të rinjve, Policia parandalon vrasjen. Ja cfarë u gjet në makinë

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje kriminale. Bëhet me dije se shtetasi me iniciale J.K së bashku me dy vëllezërit e tij janë konfliktuar me shtetasit me iniciale A.T dhe F.T.

Menjëherë pas raportimit, Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka vënë në pranga 23-vjecarin Jetmir Karagjozi banues në Shkodër dhe janë shpallur në kërkim dy vëllezërit e tij.

Gjatë kontrollit në makinën e 23-vjecarit është gjetur një armë zjarri si dhe shkopa bejsbolli, thika dhe doreza.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shkodrës parandalon një ngjarje kriminale, pasi në kuadër të zbatimit të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë publike, në vendin e quajtur tek rrotondo në afërsi të hotel “Argenti”, në qytetin e Shkodrës, kanë konstatur një konflikt me disa persona, ku për motive të dobëta shtetasi Jetmir Karagjozi së bashku me 2 vëllezërit e tij, janë konfliktuar duke iu shkaktuar dëme jashtë rrezikut shtetasve A.T. dhe F.T. (vëllezër) banues në Shkodër.

Sekuestrohet një armë zjarri dhe arrestohet në flagrancë poseduesi i armës, shpallen në kërkim dhe 2 vëllezërit e tij

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi :

* Jetmir Karagjozi, 23 vjeç, banues në Shkodër

Si dhe u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

* A.K. 22 vjeç, banues në Shkodër

* D.K. 21 vjeç, banues në Shkodër (vëllezër)

Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën tip “Fiat” me targë BR 2679 B, e shtetasit Jetmir Karagjozi u gjet një armë zjarri e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 3 vëllezërve Karagjozi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe:

-2 shkopa bejsbolli
-3 thika
-1 dorezë hekuri

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Drejtimi i automjetit pa dëshmi”, parashikuar nga nenet 84, 278, 279, 89 e 291 të Kodit Penal.burimi/Lajmifundit