Lajme

Shkodër, plumb kokës 21 vjeçarit, zbulohet identiteti i vërtetë i Admir Dekovit

Zbardhen të tjera detaje nga plagosja e 21 vjeçarit Edmir Nilaj në Malësinë e Madhe, ku I riu mori një plumb në kokë nga Admir Dekovi, i cili punonte si bodyguard.

Ngarja e rëndë ndodhi si pasojë e një celulari, të cilin 21 vjeçari e kishte humbur në një lokal nate me muzikë live. 

I plagosuri ka nisur debatin me disa persona ngjitur me tavolinën e tij, dhe aty është afruar autori I plagosjes Admir Dekovi i cili fillimisht është përplasur fizikisht me të riun dhe më pas e ka qëlluar me plumb në kokë.

Por Admir Devoki nuk është një bodyguard çfarëdo pasi po të këqyrësh profilin në rrjetin social kupton se ai dikur ka qenë pjesë e forcave speciale KOMANDO të ushtrisë shqiptare.

Policia është ende në kërkim të Admir Dekovit, 35 -vjeçarit që qëlloi me plumb në kokë Edmir Nilajn, i cili po lufton me vdekjen.

Nga ana tjetër, policia ka arrestuar 4 persona të lidhur me ngjarjen për sqarimin e plotë të rrethanave.

Show More

Related Articles