Lajme

Shpallet qeni me gjuhën më të gjatë

Në SHBA është shpallur mbajtës i rekordit botëror për gjuhën më të gjatë një qen nga Dakota Jugore.

Një “St Bernard” 8 vjeç me emrin Mochi, nga Sioux Falls, ka një gjuhë 18.58 centimetra të gjatë dhe është regjistruar në librin zyrtar të rekordeve botërore “Guinness”.

“Ajo adhuron gjalpin e kikirikut, aq sa sot ne përdorëm gjalpin për ta inkurajuar atë që të nxirrte gjuhën sa më shumë që mundej për t’ia matur. Vetëm kështu ajo tregoi gjatësinë mbresëlënëse të gjuhës së saj, e se deri ku mund të lëpijë fytyrën me të”, tha Carla Rickert, pronare.

Mochi thyen kështu rekordin e mëparshëm të mbajtur nga një pekinez me emrin “Puggy”, gjuha e të cilit ishte 11.43 cm.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm