Lajme

Shpërthen bombola e gazit, plagoset një 24-vjeçare

Bombola ishte vendosur në ballkonin e apartamentit

Mëngjesin e sotshëm, një bombol gazi ka shpërthyer në një apartament në lagjen nr 2 të Laçit. Si pasojë, një vajzë 24 vjeçe është plagosur.

Njoftimi i Policisë:

Më date 03.10.2017,  rreth ores 07:40 , në banesën e shtetasit A.G. në lagjen Nr.2 në Laç – Kurbin , ka shpërthyer një bombël gazi e cila ishte e vendosur në ballkonin e apartamentit.

Për pasojë është lënduar  shtetasja M.G. 24 vjeçe ,e cila është dërguar në spitalin e  Traumës Tiranë, aktualisht nën  kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut per jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po  vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm