Sport

Shpërthen Coutinho pas komunikatës së Liverpoolit: Dua të largohem (Video)

Philippe Coutinho ka nisur luftën me skuadrën e tij Liverpool, sepse dëshiron të largohet për të kaluar në Barcelonë.

Liverpool gjatë ditës së sotme ka lëshuar një komunikatë, ku njofton se nuk do të marrë parasysh ofertat për Coutinhon, pavarësish se kush i bën ato.

Por, vetëm pak orë më vonë, vet lojtari ka reaguar ndaj kësaj komunikate dhe ka kërkuar zyrtarisht që të largohet.

Coutinho thuhet se është zgjedhja e parë e trajnerit Ernesto Valverde për të zëvendësuar Neymarin, i cili kaloi në PSG për 222 milionë euro.

Po ashtu në listën e Barcelonës është edhe sulmuesi i Dortmundit, Ousmane Dembele.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm