Lajme

Shpresë për Ballistin? A do të ekstradohet drejt Serbisë?

Për të dytën herë brenda një muaji, Gjykata e Lartë kroate merr në dorëzim dosjen e Ismail Morinës (Ballistit), tifozit të Kombëtares shqiptare, autor i ngritjes së dronin me flamur etnik mbi stadiumin e Beogradit, i cili rrezikon ekstradimin në Serbi nën akuzën akuzën e nxitjes së urrejtjes.

Ambasada shqiptare në Kroaci po ndjek hap pas hapi çështjen në fjalë.

Sipas burimeve, brenda ditës së premte gjykata supreme pritet të administrojë dhe opinionin e prokurorisë për rastin dhe më pas të caktojë një datë për shqyrtimin e apelimit të bërë nga vetë tifozi kuq e zi.

Vetëm pak ditë më parë, Gjykata e shkallës së parë në Dubrovnik, pasi ka shqyrtuar dosjen e kthyer nga Gjykata e Lartë, vendosi të miratojë ekstradimin e Morinës drejt Beogradit.

Shqiptari që njihet me emrin Ballisti refuzon të shkojë në burgjet serbe, pasi pretendon se do të diskriminohet për shkak të përkatësisë etnike dhe statusit social.

Shteti Serb kërkon ekstradimin e Morinës për aktin e kryer me 14 tetor 2014, gjate ndeshjes Serbi – Shqipëri, ku ngritja e dronit, është cilësuar nga autoritetet e drejtësisë serbe, si vepër penale, qe nxit urrejtje mes kombeve e feve.

Ndërkohë pritet që gjykata supreme të japë një vendim për kërkesën e bërë nga shteti Serb, ende nuk dihet se çfarë është bërë me kërkesën e Morinës, për azil politik.

Pavarësisht verdikteve të gjyqësorit, ekstradimi ose jo i Ismail Morinës drejt shtetit serb varet nga firma e ministrit kroat të drejtësisë.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm