Opinion

Shqipëria, më afër Evropës apo vendve të Botës së tretë???

A jemi vërtet gati për të hyrë në BE? A i plotësojmë kushtet, të paktën ato më të thjeshtat. Si për shembull një vend për të lujatur fëmijët. Ose një hapsirë të gjelbër në çdo lagje?

Pamjet e mëposhtme nuk janë në një vend të Botës së Tretë, por janë pikërisht në Shqipëri, më saktë, në lagjen “Hajro çakërri ”, Vlorë.

A është normale një pamje e tillë? Ku femijët luajnë në baltë, në një ambjent plot pluhur dhe pa pikë gjelbërimi? Ku janë pemët dhe lulishtet që u premtuan? Ku jan këndet e lojrave për fëmijë?

Vërtet ekzistojnë lokalet e ndryshme me lojra, por jo të gjithë e kanë mundësinë t’i çojnë fëmijët atje. Sepse mundësia ekonomike nuk jua lejon. Të paktën në Vlorë nuk ka një park lojrash shtetëror. Çdo gjë është private.

Si përfundim. A jemi gati për t’u bërë pjesë e BE, kur një qytetari nuk  i plotësohen as kushtet më jetike, ku fëmijët e tyre janë të detyruar të luajnë në kushte të tilla? Nuk e besoj.

Shteti ynë ka akoma shumë rrugë për të bërë. Po ashtu edhe ne…

Erand Haruni

 

Show More

Related Articles