Kulture

Shqipëria në epokën dixhitale, vjen bileta elektronike

Ministria e Kulturës ka vendosur që vizitat nëpër muze tashmë të bëhen përmes biletave elektronike.

Ky project përfshin të paktën tre muze dhe parqe arkeologjike në gjithë vendin dhe synon që kjo të rrisë eficencën dhe lehtësitë për vizitorët.

Sipas një dokumenti të Ministrisë së Kulturës projekti është në fazën e konkretizimit në disa prej atraksioneve kryesore turistike.

“Muzetë Kombëtar Krujë, Muzeu Ikonografik Berat dhe Parku Arkeologjik Apoloni janë pjesë e zbatimit të projektit për vendosjen e 5 biletarive elektronike.

Gjatë kësaj periudhe janë realizuar disa aktivitete në zbatim të këtij projekti lidhur me planvendosjet e strukturave, miratimin e tyre në strukturat përkatëse (KKR, KSHM)”, – bëhet e ditur në dokumentin e ministrisë që paraqet ecurinë për pjesën e parë të vitit.

Sipas Ministrisë së Kulturës, interesi për disa nga “ozaet” kryesore kultuturore dhe të trashëgimisë në vend ka qenë në rritje vit pas viti, institucionet dhe qendrat e trashëgimisë kulturorë gjatë 4 mujorit të parë të vitit 2017 (janar – prill) janë vizituar nga 79109 vizitorë vendas dhe të huaj nga të cilët 27998 në muzëtë kombëtarë, 25020 në parqet arkeologjikë dhe 26091 në monumente të kulturës.

Analiza krahasuese me të dhënave statistikorë në vitet 2016 dhë 2017 për periudhën janar – prill dëshmon se trendi i vizitueshmërisë ka shënuar rritje në vijimësi vit pas viti, ku saktësisht viti 2017 (4 mujori i parë) ka shënuar 21077 vizitorë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2016.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm