LajmeTe gjitha

Shqipëria në sytë e botës dhe Europës është një vend që vuan urinë

Këto përfundime shfaqen në raportin e Institutit ndërkombëtar të politikave dhe kërkimit ushqimor që ka publikuar së fundmi “Indeksin e urisë 2017”.

Raporti merr në vlerësim 119 vende, dhe Shqipëria është një ndër 10 vendet europiane të ekzaminuara.

Ndër këto 10 vende europiane, rezulton e fundit, e po ashtu rezulton e fundit në rajon, pas vendeve si Maqedonia, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi apo Serbia.

Këtë fakt e ilustron mjaft mirë edhe harta, ku ngjyra jeshile e hapur tregon një nivel të moderuar të urisë, ndërkohë që ngjyra e gjelbër tregon një nivel të ulët të urisë.

Në raportin e këtij viti, Shqipëria renditet e 48-ta në botë, dhe paçka se mbetet e fundit në Europë, pranë vendeve të botës së tretë. Shqipëria ka bërë një përmirësim me pesë pozicione në krahasim me raportin e vitit të kaluar, kur renditej e 53-ta.

Pjesë e raportit janë ekonomi jo shumë të zhvilluara, ndërkohë që pjesën dërrmuese e zënë vendet e cilësuara ndryshe si të botës së tretë. Pavarësisht renditjes, raporti tregon se në krahasim me vitin 2008 janë bërë progrese të dukshme.

Me një indeksim ku norma më e lartë tregon performancë më të dobët, Shqipëria në vitin 2017 grumbullon 11.1 pikë nga 11.8 pikë që grumbullonte në vitin 2016.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm