Sport

Shqipërinë në Ligën e Kombeve. Vazot aktuale sipas UEFA -s

Përfundimi i ndeshjeve të kualifikuesve të zonës europiane i ka dhënë mundësinë UEFA -s të përditësojë të dhënat në lidhje me ndarjen në vazo të skuadrave për turneun e ri që do të debutojë në vitin 2018, Ligën e Kombeve.

Pas ndeshjeve të fundit në grupe, të muajit tetor, do të bëhet edhe ndarja përfundimtare nëpër vazot, ku UEFA ka bërë të ditur situatën e deritanishme dhe si janë të vendosura ekipet në vazo.

Shqipëria ka ende një shans minimal për Ligën B (i duhet mrekullia ndaj Spanjës dhe Italisë në dy ndeshjet e fundit), por ka thuajse të sigurt vazon e parë në Ligën C, që parashikohet si më të balancuarat e turneut.

Ndarjet e Skuadrave sipas Ligës së Kombeve:

“LIGA A (skuadrat ndahen në katër grupe me nga tre Kombëtare) Gjermani, Portugali, Belgjikë, Spanjë, Zvicër, Francë, Angli, Itali, Poloni, Kroaci, Islandë, Uells.

LIGA B (skuadrat ndahen në katër grupe me nga tre Kombëtare) Rusi, Irlandë e Veriut, Sllovaki, Suedi, Holandë, Ukrainë, Bosnjë Hercegovinë, Austri, Turqi, Irlandë, Danimarkë, Hungari.

LIGA C (skuadrat ndahen në një grup me tre dhe tre grupe me nga katër Kombëtare) Slloveni, Shqipëri, Mali i Zi, Serbi, Skoci, Republika Çeke, Rumani, Greqi, Bullgari, Izrael, Norvegji, Qipro, Finlandë, Estoni, Azerbajxhan.

LIGA D (skuadra ndahen në katër grupe me nga katër Kombëtare) Lituani, Bjellorusi, Gjeorgji, Armeni, Maqedoni, Ishujt Faroe, Luksemburg, Letoni, Moldavi, Kazakistan, Lihtenshtejn, Andorra, Maltë, Kosovë, San Marino, Gjibraltar. Shorti do të hidhet në fund të këtij viti, ndërsa në vazhdim, nuk do të ketë më nevojë për renditjen e UEFA-s, pasi ndarja në Liga do të përcaktojë edhe ndarjet në vazo për eliminatoret e Kampionateve Europianë.

Fituesi i secilës Ligë, do të ketë të drejtën të shkojë direkt në Europianin pasardhës, pa kaluar nëpërmjet kualifikueseve”.

Show More

Related Articles