Lajme

Shqiptari kapet me 2 mln euro drogë (Emri)

Në Torino të Italisë është kapur një sasi e madhe prej më shumë se 135 kilogramë  dhe në pranga është vendosur një shqiptar dhe një rumun. Policia italiane ka bërë të ditur se droga e kapur kishte një vlerë prej 2 milionë eurosh.

Sipas mediave italiane shqiptari i identifikuar si Luan Hyka, 39 vjeç dhe rumuni, Andrei Timofte, 29 vjeç ishin duke udhëtuar me një furgon Benz kur janë ndaluar nga policia. Nga kontrolli i parë, duket se ata nuk kanë gjetur gjë, por informacionet kanë qenë të sakta për policinë.

Furgoni ishte modifikuar duke e bërë kabinën të lëvizshme me anë të një kriku dhe poshtë futnin drogën. Përveç kësaj, ata kishin veshur me gomën pjesët anësore me qëllim që të mos ndihej era.

Gjatë kontrollit, policia tha se është gjetur 135 kilogramë kanabis sativa, ndërsa shqiptari dhe rumuni janë vënë në pranga.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm